Ftesa për pjesëtarë të veteranëve të luftës
Gjykata Speciale ka thirrur edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokatin e kësaj organizate, Tomë Gashi.
Por ky i fundit thotë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes, të cilën nuk e quan aspak zyrtare, pasi që i është bërë nëpërmjet telefonit. Edhe Klinaku ka konfirmuar se është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Dhomat e Specializuara.
Pak ditë më parë, Specialja arrestoi kryetarin dhe nënkryetarin e kësaj organizate, të dyshuar për publikimin e dëshmive të Gjykatës Speciale.
Tv Klan