Arjan Peço, specialist futbolli, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për fitoren e Belgjikës ndaj Rumanisë.
Referuar ndryshimeve në formacion, Peço e quajti si diçka atipike, për synimet që kishin belgët para Europianit.
Sipas tij, trajneri Tedesco ishte në presion para ndeshjes me Rumaninë.
“Trajneri bëri tre ndryshime në ndryshim nga ndeshja e kaluar. Kishin tre ndryshime. Diçka atipike, për një kombëtare që synon Europianin. Kjo tregon, se trajneri ka qenë në presion, sepse futesh me Belgjikën për të fituar Europianin dhe humbasin ndaj Sllovakisë.
Sot ishte një ndeshje tjetër. Lojtarët ishin me ritëm tjetër. Ishin shumë cilësorë. Ishin të zjarrtë nga fillimi. Krijuan shumë raste, por nuk e shënuan shpejt golin.
Mendova se pjesa e dytë mund të ndryshonte për Rumaninë. Në pjesën e dytë, Rumania e mundi Belgjikën me mbajtjen e topit. Ishte një lojë e hapur nga të dyja krahët. Ishte fitore e merituar. Çlirim për Belgjikën. Rumania është komode.”, deklaroi Peço/ tvklan.al