Kalimi në çerekfinalen e Europianit nuk ka kaluar pa dhimbje për Gjermaninë. Mbrojtësi Antonio Rudiger, i zgjedhur më i miri në fushë në fitoren 2-0 ndaj Danimarkës është parë duke çaluar.
Lajm jo shumë i mirë ky për Gjermaninë, që rrezikon të mos ketë në organikë Rudiger për takimin e së dielës në Shtutgart.
Futbollisti i Real Madrid ishte në dyshim për të qenë edhe ndaj danezëve, por në fund, Julian Nagelsmann vendosi t’i besojë çelsat e mbrojtjes. 31-vjeçari vuan nga tendosje e muskulit të pasëm në kofshën e djathtë, dëmtim që rrezikohet ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Në rast se Rudiger mungon në çerekfinale, vendin e tij pritet ta zë Tah, i cili rikthehet nga pezullimi për shkak kartonash.
Klan News