Gjermania rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme, vetëm pak muaj para afatit të rregullt të mbajtjes së tyre. Shkak është bërë largimi nga koalicioni qeverisës i Partisë Demokrate të Lirë, partnerit tjetër të vogël të socialdemokratëve krahas të gjelbërve.
Mbrëmjen e Mërkurës, kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave Kristian Lindner, lider i Demokratëve të Lirë, pas tensioneve çështjen e defiçitit buxhetor.
Olaf Scholz: U detyrova ta ndërmarr këtë hap për të shmangur dëmin që mund t’i bëhej vendit.
Vendimi u mor pasi ministri i Financave refuzoi urdhrin e kancelarit që të heqë të ashtuquajturin “freni i borxhit”, një kufizim ligjor që lejon shpenzime buxhetore vjetore jo më të larta se 0.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëse ekonomia nuk ka rritje siç ndodh prej 2 vitesh me Gjermaninë. Linder propozoi si zgjidhje reduktimin e shpenzimeve për politikat e gjelbra dhe ndihmat sociale për emigrantët, çka u refuzua nga kancelari.
Christian Lindner: Këtë nuk mund ta bëja pasi do të thyeja betimin që kam bërë për këtë post.
Scholz tha se do të kërkojë një mocion votëbesimi në Janar, me qëllim krijimin e një qeverie minorance deri në zgjedhjet e planifikuara në Shtator. Por presidenti Frankvaltershtajnmajer u shpreh se nuk priste që qeveria të qëndronte aq gjatë dhe se me shumë gjasa do t’i duhej të shpallte zgjedhje të parakohshme.
Tv Klan