Anglia nuk shkëlqeu, por u kualifikua në gjysmëfinale pas penalltive në përballjen me Zvicrën. Të gjithë anglezët që goditën 11-metërshat ishin të saktë, por ka patur një lojtar i cili nuk ka dashur të marrë këtë përgjegjësi.
Kjo u zbulua pa dashje nga Alexander-Arnold, i cili shfaqet në një video ku tregon se dikush nga shokët e ekipit nuk pranoi të përfshihej në grupin e parë të futbollistëve te penalltitë. Mbrojtësi i Liverpool zbuloi këtë situatë pasi goditi 11-metërshin që përcaktoi kualifikimin e Anglisë.
Sipas mediave të dyshuarit janë Eze e Luke Shaw, por edhe Phil Foden, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë shtesë. Anglia do të luajë me Holandën më 10 korrik në Dortmund një sfidë që do të transmetohet në Tv Klan.
Tv Klan