Cristiano Ronaldo duket se po e kërkon medoemos një gol në Euro 2024. Portugezi ende nuk ka shënuar në Gjermani.
Por gjestet e tij ndaj Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për 1/16 tregojnë se ai do që të lerë gjurmë në këtë kampionat.
Ai ka lëshuar një britmë të fortë para se të gjuante një goditje dënimi. Me kokën drejt qiellit u duk se kishte një thirrje për Zotin! Por edhe këtë herë nuk kishte një përgjigje pozitive për sulmuesin portugez.
Topi shumë i fortë shkoi mbi traun e mbrojtur nga Oblak./tvklan.al