Tek emisioni “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua 37 vjeç nga Librazhdi Sheqere Gega e cila ka treguar vuajtjet që ka kaluar nga sëmundja e saj me veshkat. Ajo filloi të përballej me probleme shëndetësore që kur ishte 20-22 vjeç dhe kur u vizitua në spitalin e Elbasanit zbuloi se të dyja veshkat nuk i funksionon më. Babai i saj doli garant për t’i dhuruar veshkën, por pas dy viteve ajo filloi sërish të kishte probleme, sepse farmacisti ku shkonte ia kishte ndryshuar ilaçet duke ia shkatërruar sërish.
Mirela Milori: Babai bëhet dhuruesi i veshkës për ty, apo jo?
Sheqere Gega: Po dhe bëhet operacioni dhe më shkoi dy vite.
Mirela Milori: Po si ka mundësi?
Sheqere Gega: Ngaqë u lidha me një farmacist, sepse mjekët më thanë lidhu me një farmacist në rrethin tënd dhe do marrësh këto ilaçe. I thashë farmacistit a do më rrish korrekt me këto ilaçet, më tha po do të rri. Pas një viti dhe 6 muaj ai më ndërroi një ilaç që më tha se është i të njëjtës familje, por ka emër tjetër. Unë erdha të bëja analizat se i bëja çdo muaj. I piva ilaçet dy javë dhe fillova të mos ndihesha mirë. Erdha dhe fola me doktoreshën dhe më tha pse i ke pirë këto ilaçe, kjo nuk ka hyrë akoma në Shqipëri. Veshka doli jashtë funksionit dhe u shtrova prap nga 12 Gushti deri në 13 Shkurt gati 6 muaj sepse unë nuk doja të hyja më në dializë derisa rashë në gjendje kome, pastaj humbën të gjithë shpresat.
Mirela Milori: Ti the që nuk doje të hyje më në dializë, pse?
Sheqere Gega: Sepse ishte shumë e vështirë.
Mirela Milori: Ti e vazhdon dializën?
Sheqere Gega: Po 3 herë në javë. Mjekët thonë që nuk e përballoj dot transplantin e veshkës për herë të dytë, vetëm dializa ka ngelur. Po nuk jam vetëm unë, historia ime ka nisur që në vitin 1983. 3 muaj pasi linda unë mamin ma ka kafshuar gjarpri, më ka lënë mua 3 muajshe dhe ka ndenjur 6 javë në spitalin e Elbasanit. Ka qenë në gjendje kritike, i kanë rënë flokët, është ënjtur dhe pasi ka ardhur në shtëpi, pas një muaji e ka prekur paraliza prapë e kemi sjellë në Tiranë dhe ka ndenjur 6 muaj në spital. Në ishim veti i pestë dhe që atëhere kanë filluar problematikat në shtëpinë tonë.
Mirela Milori: Ku jeton ti?
Sheqere Gega: Unë jetoj këtu në një shtëpi sociale, nuk kam bonus qiraje. /tvklan.al