Po afrojnë sportistë të rinj të cilët jetojnë jashtë
Federata Shqiptare e Skive po mendon për të ardhmen e këtij sporti në përfaqësimin në nivele ndërkombëtare. Drejtuesit po afrojnë sportistë të rinj të cilët jetojnë pranë alpeve në Itali, aty ku pistat mundësojnë stërvitjen e tyre. Përveç, Enzio Leonettit i cili garon me ekipin kuqezi ka edhe të tjerë.
“Një i ri vetëm 15 vjeç, Kevin Qerimaj, i cili jeton në Itali mendojmë që të jetë e ardhmja bashkë me Ezio Leonetti. Ka dhe një surprizë, një sportist me origjinë shqiptare, i cili është me kombëtaren italiane, Deni Xhepaj. Po përpiqemi ta afrojmë me ekipin tonë kombëtar”, tha Elvis Toçi, President i Federatës Shqiptare së Skive.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi thotë se qëllimi është t’i ndihmojnë këta të rinj me trajnerë cilësorë.
“Detyra jonë është t’i ofrojmë trajnues të niveleve të larta botërore dhe këtu jemi përqendruar”.
Objektivi madhor i këtij sporti është pjesëmarrja me sa më shumë skiatorë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Tv Klan