Lajme Arkiva 2004

Janë të ditur e thuhet se lindin të zgjuar, por libri i parë me germa quhet hapi i tyre drejt diturisë. 7-vjeçarët e kolegjit turk festojnë përfundimin e Abetares, e bashkë me ta festojnë edhe prindërit.

Festë pasi këtë sezon do të nisin të lexojnë, për prindërit kjo është periudha nga ku fëmijët e tyre mund t’i quajnë të rritur.

Këtë herë kanë recituar pjesë që jua kanë mësuar të rriturit, mandej pasi të kenë mbaruar klasën e parë do të dinë të lexojnë e përzgjedhin librin e duhur.

Kolegji është turk, gjuha që përdoret është shqip dhe si gjuhë e dytë është Anglishtja. Është brezi që po  shkollohet për të ardhmen dhe për diploma që njihen edhe jashtë.

Pranvera erdhi me përfundimin e Abetares e në gojët e të vegjëlve të  kolegjit turk ka çelur dyert dituria./tvklan.al