Lajme Arkiva 2004

Festa e gruas ka shërbyer edhe si dita e përshtatshme për të ndërgjegjësuar disa institucione  mbi atë që konsiderohet problemi kryesor në Shqipëri, drejtësia.

Para presidencës sot ka zënë vend  për pak kohë një grup të rinjsh përfaqësues të qeverisë  studentore të fakultetit të drejtësisë dhe të zyrës për mbrojtjen e qytetarëve.

Ata kërkojë  nga presidenti i republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë të  tregohen të ashpër ndaj gjyqtarëve të korruptuar.

“Rasti konkret është Jonila gjyqtarja e Gjirokastrës për të cilin është bërë dhe shkak i joni dhe parullat e tregojnë qartë”.

Pjesë e debatit të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë në gjyqësor konsiderohet edhe dhënia e dënimeve të buta për krime të rënda në familje. Këshilli rinor shqiptar  ka protestuar para  Gjykatës së Tiranë, e cila para disa muajsh dënoi vetëm me 16 muaj burg babain që vrau në një fshat të Tiranës vajzën e tij.

“Ne kërkojmë që ky rast të mos përsëritet më, të mos i jepet  një dënim minimal babait vrasës”.

Të parandalojmë vrasjen tjetër do të jetë motoja e kësaj fushate kombëtare të nisur nga këshilli rinor shqiptar./tvklan.al