Pas humbjes me Egnatian, Vllaznia është riktheyer te fitorja në kampionat. Shkodranët triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Teutës në transfertë, në sfidën e javës së 23-të.
Kuqeblutë ishin dominues dhe gjetën golin shumë shpejt. Pas vetëm 2 minutave lojë, Mala zhbllokoi sfidën, ndërsa Balaj dyfishoi shifrat në minutën e 23-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me një tjetër gol për Vllazninë. Kevin Dodaj realizoi një “perlë” në minutën e 47-të, për të dërguar shifrat në 3-0.
Golin e vetëm për Teutën e shënoi Mario beshiraj në minutën e 60-të. Për Teutën kjo është humbja e katërt radhazi dhe duken në një krizë totale, pasi mbajnë vendin e tetë me 23 pikë.
Në krahun tjetër, Vllaznia renditet e dyta me 40 pikë, 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese. /tvklan.al