“Usta Muratin” e njohim të gjithë nga kënga e famshme e cila rrëfen pikërisht për një kuzhinier nga Shkupi që u vendos në Kavajë dhe u bë i njohur me byrekët e tij. Mbesa e Murat Lamës, autorja Nexhi Baushi tregon në programin “Rudina” në Tv Klan historinë e dajës së saj dhe kujtimet me të.
Ajo tha se fillimisht ai u ndie në siklet nga kënga që iu dedikua dhe u zhvendos në Prizren, por më pas u rikthye në Kavajë. Murat Lama ndërroi jetë rreth moshës 70-vjeçare në Kavajë dhe mbesa risjell në mendje moment e tij të vështira me sëmundjen.
Nexhi Baushi: Ai me të vërtetë vdiq me një sëmundje jo të mirë sepse vetë profesioni i kuzhinierit lë pasoja, avujt e kuzhinës e me radhë, i iku dhe zëri, unë e mbaj mend disa ditë para se të vdiste, unë vajta në Kavajë, e pashë. Ishte shtrirë në spital dhe kur më pa mua i rrodhën lotët dhe mua më ka ardhur jashtëzakonisht keq sepse ato lot m’u dukën shumë të rënda. Megjithatë ai ishte shumë punëtor, shumë i dashur, e kalonte edhe vështirësinë, donte që në sy të tjerëve t’i kalonte me lehtësi por ai e di vetë sesa kishte vuajtur./tvklan.al