Këtë të shtunë në “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, janë intervistuar 3 trajnerët e “X Factor Albania”, të cilët kanë folur për eksperiencën e tyre me konkurrentët e këtij edicioni. Gjithashtu, ata kanë treguar edhe se kush mund të shkojë në finale, gjithmonë sipas mendimit të tyre. Egzona Ademi u shpreh se do të jetë Alis, nga grupi i djemve, kurse Merland Kademi dhe Kamela Islamaj ‘votuan’ për Jetmirin, nga grupi MIX.
Orinda Huta: Nga dy grupet e tjera që mbeten, që i keni konkurrent në këtë edicion, cilin do të doje të kishe në grup?
Egzona Ademi: Alis.
Orinda Huta: Pse?
Egzona Ademi: Për shijet e mia, për preferencat e mia personale, Alis do ishte një aset shumë i fortë po ta kisha në grup. Ngjyrën e zërit e ka shumë të bukur. Ka një kontroll të jashtëzakonshëm në të kënduar.
Orinda Huta: Kë shikon në finale?
Egzona Ademi: Nuk e di, dalin të gjitha jashtë parashikimeve të them të drejtën, por po them që, Alis mund të jetë njëri prej tyre.
Orinda Huta: Një konkurrent që mendon që do shkojë se s’bën në finale?
Merland Kademi: Besoj që është Jetmiri
Orinda Huta: Një konkurrent që do doje ta kishe në grupin tënd?
Merland Kademi: Mua do më pëlqente Alba. Ka një zë kadife. Zëra të tillë si Alba i gjen me pakicë në treg. Është edhe Alis, shumë i mirë, një djalë fantastik me një zë perëndimor.
Kamela Islamaj: Nga grupi i vajzave dhe grupi MIX, ajo ose ai që do të shpëtoja, është pikërisht Jet. Është një artist dhe performues shumë i mirë, kështu që do doja që ta shihja deri në fund të spektaklit. /tvklan.al