Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Celta Vigo në transfertë, në një ndeshje që nuk ishte e lehtë.

Madrilenët iu falën golave të shënuar nga Mbappe dhe Vinicius, për të marrë 3 pikë të rëndësishme në La Liga.

Sfida ndaj Celta Vigo, do të mbetet gjatë në memorien e mesfushorit, Luka Mordic. Kroati është bërë lojtari më i vjetër në histori të Real Madridit që luan në një ndeshje zyrtare me 39 vite e 40 ditë mbi supe, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Ferenc Puskas.

Përveç kësaj, Modric ndaj Celta Vigo-s, regjistroi fitoren numër 250 me fanellën e Realit në La Liga.

Sezoni aktual është i 13-ti për lojtarin kroat te skuadra e Real Madrid. /tvklan.al