Tre nga konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Flavia, Suela dhe Redona, kanë folur së fundmi se si do të donin t’i arredonin shtëpitë e tyre të ardhshme.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Flavia ka treguar për kohën që kalon në shtëpi dhe se cila pjesë i pëlqen më shumë.
Të pëlqen të rrish më shumë në shtëpi apo të dalësh?
Faktikisht më pëlqen shumë të rri në shtëpi, pjesën më të madhe të kohës. Nuk jam tip që dal shumë.
Cila pjesë e shtëpisë të pëlqen më shumë?
Pjesa që më pëlqen më shumë është pjesa e sallonit dhe në çdo shtëpi që futem kjo është gjëja e parë që më bie në sy, dua të jetë shumë relaksuese dhe komode. Edhe dhoma e gjumit më pëlqen por nuk kaloj shumë kohë aty.
Ke ndikuar ti në arredimin e shtëpisë së prindërve?
Kam ndikuar tek pjesa e ngjyrës dhe tek kuzhina. Më pëlqen shumë ngjyra e bardhë dhe gri në shtëpi dhe kjo është vendosur edhe në shtëpinë tonë.
Të pëlqen më shumë klasikja apo modernja?
Jam pak klasike e ndërthurur me moderne, i dua të dyja por anoj pak më shumë nga modernja.
Si do ta arredoje ti shtëpinë tënde?
Mua më pëlqejnë të gjitha shtëpitë e bukura kur i shikoj, me mendjen time nuk mund ta arredoj kurrë aq bukur, do kërkoja ndihmën e ndonjë eksperti.
Do të doje ta arredoje vetë shtëpinë, apo partneri?
Mua më pëlqejnë gjërat e gatshme, do ia lija edhe atij në dorë.
Shtëpinë e do të madhe apo të vogël?
Të mjaftueshme për gjashtë persona. Jo shumë e madhe sepse do të duhet t’i kushtosh shumë kohë dhe për pjesën e pastrimit.
Sa fëmijë do të kesh? Si do ta arredoje dhomën e tyre?
Mua më pëlqejnë shumë fëmijët dhe do doja të kisha tre ose katër. Unë vet kam vetëm një vëlla dhe do doja të kisha edhe një motër.
Nëse do kisha dy vajza do t’i lija në dhomë bashkë, ngjyrë rozë. /tvklan.al