Rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi kanë hyrë javën e fundit në Shqipëri me qëllim kalimin e pushimeve të verës.
Ky fluks i madh, kryesisht ne pikën doganore të Kakavijës ka përmbysur të gjitha parashikimet, sipas të cilave kriza ekonomike që ka mbërthyer fqinjin tonë jugor do të kufizonte lëvizjen e emigranteve drejt Shqipërisë.
“Vij për pushime në Shqipëri, çdo vit i kaloj në Durrës, në Vlorë”.
“Shqipëria vendi jonë”.
Gazetarja: “Ku do t’i kalosh pushimet?
“Në Kavajë dhe në Fier”.
“20 vjet punë në Greqi, shpenzimet i kam të gjitha në Tiranë”.
“Një herë në vit mos të vijmë në Shqipëri ti kalojmë pushimet. Të shikojmë prindërit, njerëzit”.
Vetëm në ditët e para të muajit gusht nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 50 mijë emigrantë, një shifër rekord kjo në krahasim me vitet e shkuara.
Polici: “Gjatë orëve të parë të ditës sotme kemi një fluks përsëri në rritje, kemi rreth 6500 shtetas, kemi 1150 automjete dhe 63 autobus”.
Numri i madh i emigranteve të kthyer në atdhe për pushimet e verës, pritet të rrisë praninë e monedhës euro në vend, çka mund të ndikojë në vlerësimin e lekut dhe përmirësimin e kursit të këmbimit.
Fluksi i të ardhurve pritet të kulmojë në fundjave, ritëm ky që pritet të ruhet deri në fund të muajit Gusht./tvklan.al