Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së radhës në kampionat ndaj Lecce-s.

Tekniku kuqezi, deklaroi se fitorja në derbi ndaj Interit, do të kishte kuptim për ekipin e tij, vetëm nëse konfirmohen në sfidën e radhës.

Sipas tij, ndërsa ka rëndësi të madhe dhe lojtarët duhet të kuptojnë këtë mësë mir.

Fonseca zbuloi gjithashtu, se Morata është në dyshim, për shkak të problemeve, ndërsa dyshja e mbrojtjes do të jetë Gabbia-Tomori.

“Ndeshja me Lecce-n është shumë e rëndësihme. Duhet të konfirmojmë se po rritemi dhe mendoj se fitorja në derbi do të kishte kuptim vetëm nëse konfirmohemi ndaj Lecce-s. Duhet të rikuperojmë disa pikë në renditje. Është një lojë e rrezikshme pas derbit. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos gabojmë.

Nuk dua të kthehem të flas për derbin, për mua ajo ndeshje ka përfunduar. Në këtë moment pjesa mendore është shumë e rëndësishme, ndoshta edhe më shumë se taktika dhe teknika. Ndeshjet janë emocionale, prandaj të qëndrosh i motivuar dhe energjik, është shumë e rëndësishme.

Ne duam vazhdimësi dhe për tu arritur kjo, duhet një lojë ekipore. Morata është në dyshim, sepse ka shfaqur probleme. Jemi shumë larg skuadrës që kam në mendje. Në mbrojtje jemi rritur shumë, por karakteristikat e ekipit më shtynë të ndryshoja diçka që ishte në kokën time. Në sulm kemi shumë për të përmirësuar.

Suksesi në derbi solli besim dhe një atmosferë ndryshe në grupin e punës. Mundohem të jem i ekuilibruar, një ndeshje mund të ndihmojë, por është thjesht një ndeshje. Duhet të harrojmë derbin dhe të fokusohemi te Lecce. Atmosfera është pozitive, por është e rëndësishme të kuptojmë se ajo që ka rëndësi është ndeshja e radhës.

Gabbia po luan sepse e meriton, di ta drejtojë shumë mirë ekipin dhe lexon momentet e ndeshjes. Linja e mbrojtjes duhet të stabilizohet, Gabbia dhe Tomori do të luajnë kundër Lecce-s, pastaj të shohim.”, deklaroi Fonseca.

Ndeshja mes Milan-Lecce, do të luhet të premten e 27 shtatorit, në stadiumin “San Siro”, në orën 20:45. /tvklan.al