Dy lojtarët e Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, janë bërë me trajner të ri te skuadra e tyre.

Lecce ka zyrtarizuar në stol një emër të njohur, si Marco Giampaolo. Ish-trajneri i Milanit, do të pasojë në stol, të larguain Luca Gotti, i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh.

Lecce dhe Giampaolo kanë firmosur mes tyre kontratën, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2025, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon, ndërsa sigurohet mbijetesa.

“Lecce njofton se drejtimi teknik i ekipit të parë i është besuar Marco Giampaolo. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025″, shkruan klubi.

Pas 12 javëve kampionat, Lecce renditet në vendin e 18-të me vetëm 9 pikë të grumbulluara. /tvklan.al