Kupa e Shqipërisë do të nisë edicionin e ri më 25 Shtator dhe që mbyllet me finalen më 4 Maj. Këtë sezon do të ketë 42 ekipe, 2 më pak se i mëparshmi.
Skuadrat e ndara në dy grupe janë nga Kategoria Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë. Skudarat e elitës ato të renditura në 8 vendet e para sezonin e kaluar do ta nisin garën nga faza e 1/8.
Nga faza çerekfinale shorti do të jetë i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, pasi në turet e mëparshëm do të jetë vetëm me 1 përballje. Ky është edicioni i 73 i Kupës së Shqipërisë ku fituesi merr pjesë në kualifikueset e Conference League.
Tv Klan