Pas pauzës së kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superiorja me pesë përballje interesante, të vlefshme për javën e nëntë.

Ndeshjet do të zhvillohen me orar të ri, ndryshe nga tetë javët e para. Të shtunën, në orën 14:00, do të luhet tri takime.

Spikat derbi mes Tiranës dhe Dinamo City, sfidë kjo që është zhvendosur në Vlorë dhe do të luhet në stadiumin e Flamurtarit. Përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Laçit e Vllazinsë apo edhe Egnatia-Teuta.

Dy sfidat e tjera, janë planifikuar të luhen ditën e diel. Bylis pret në shtëpi Skënderbeun, ndeshje kjo që gjithashtu do të luhet në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00, java e nëntë mbyllet me Elbasani-Partizani. /tvklan.al