Këto foto që shikoni më poshtë tregojnë gjendjen e një aeroplani pas turbulencave të forta gjatë një udhëtimi 13 orësh.

Aeroplani ‘Boeing 777’ ishte nisur nga Taipei në Taivan me destinacion Çikagon në SHBA, kur filloi të lëkundej një orë pas ngritjes. Fotografitë tregojnë ushqimet e shkatërruara dhe të rrëzuara përtokë. Mediat e huaja raportojnë se 11 pasagjerë janë plagosur.

Tetë prej tyre janë anëtarë të ekuipazhit të avionit. Tre pasagjerë thuhet se kanë pësuar plagë gjithashtu. Të gjithë pasagjerët që pësuan lëndime u dërguan në spital. Me aeroplanin “Boeing 777’ udhëtonin 178 pasagjerë, duke përfshirë edhe katër foshnje.

/tvklan.al