Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen që ndodhi në zonën e Lungomares në qytetin bregdetar mbrëmjen e sotme. Policia thotë zyrtarisht se viktima është Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, lagjja 28 Nëntori. Viktima ka ndërruar identitet dhe rezulton me precedent penal. Ai  

ka përdorur edhe disa emra të tjerë, por jo me gjendje civile

Sipas policisë, 37 – vjeçari ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit mbërritën Delta Forcë e FNSH.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur disa gëzhoja, ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima Omeri./

tvklan.al