Bashkia e Tiranës është angazhuar për të tretin vit radhazi në një fushatë të gjerë për mbjelljen e pemëve. Kësaj fushate që sivjet synon mbjelljen e 150 mijë fidanëve, i janë bashkuar personazhe te njohura publike.
“Duam t’u bëjmë një thirrje të gjithë miqve tanë dhe qytetarëve që për çdo sebep, për çdo ditëlindje, për çdo përvjetor, mbjellja e një peme është një mundësi fantastike për të kujtuar të dashurit tanë dhe që i kemi shumë të çmuar. Besoj se ky qytet ka treguar se me pak solidaritet, ku secili bën sa mundet, por e bën me dashuri, pak nga pak bëhet një pyll”.
Vitin e kaluar Bashkia e Tiranës arriti të mbjellë rreth 126 mijë pemë, paralelisht me punën e krijimit të pyllit orbital dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta.
Tv Klan