Ylli i filmit “The Substance”, Margaret  Qualley ka rrëfyer se filmi pati një ndikim të fortë në pamjen e saj. Aktorja u shpreh se iu desh një vit që lëkura e saj të rigjenerohej nga irritimi që i shkaktuan protezat që vendoste gjatë tij.

Dëmtimi ishte kaq i madh saqë regjisorit Coralie Fargeat iu desh ta fshihte fytyrën e saj në disa skena.

“Në fund, kur ata xhirojnë përgjatë fundit tim, ka pemë palme përreth dhe kanë lente të gjata nga pjesa e poshtme, kjo sepse fytyra ime ishte për dreq. Ata s’mund ta xhironin më fytyrën time.”

Aknet nga protezat zgjatën edhe pas përfundimit të “The Substance” dhe vazhdoi derisa nisi xhirimet e  filmit të saj të ri, “Kinds of Kindness” ku luante katër personazhe: Vivian, Martha, Rebeça dhe Ruth. Fatmirësisht, në këtë film dramatik aknet ishin në favor të saj.

“Pra, e dini personazhin që ka gjithë ato akne? Ishin thjesht aknet nga protezat. Dhe thashë ‘oh, kjo qenka perfekte. Luaj gjithë këta personazhe të ndryshme. Për njërin prej tyre, do të përdorim aknet e mia të tmerrshme nga protezat. M’u desh një vit që të rigjenerohesha fizikisht”.

“The Substance” ka qenë një surprizë në ceremonitë e çmimeve të këtij viti si pretendent në kategoritë kryesore sepse filmat horror nuk preferohen gjatë nominimeve. Demi Moore e cila është protagonistja kryesore, fitoi çmimin e saj të parë Golden Globe për rolin në këtë film ku portretizon një yll televiziv në moshë që përdor një ilaç misterioz për të krijuar një version më të ri të vetes./tvklan.al