Fansat e Caprice Bourret u surprizuan këtë të hënë me një dhuratë të vonuar për Krishtlindje. Modelja amerikane nisi një fushatë të re modelimi për koleksionin e saj të të brendshmeve. Mjaft tërheqëse dhe provokuese 53-vjeçarja, duket se kaloi të gjithë kufijtë e moshës së saj.

Seti fotografik nga koleksioni i të brendshmeve vjen pas xhirimeve për të dytën herë radhazi të filmit për Krishtlindje. Kësaj here skenat u xhiruan në Skoci.

Duke u dhënë ndjekësve të saj një vështrim nga filmi “A Scottish Christmas Secret”, ajo shkroi në një postim në “Instagram”:  

“Dhe kështu fillon në Skoci duke xhiruar një tjetër film për Krishtlindje që ka një shpërthim … mezi presin që të gjithë ta shohin atë … dhe jam shumë mirënjohës për kastin dhe ekipin tim të jashtëzakonshëm.”

Caprice ende modelon linjën e saj të të brendshmeve me Peacocks dhe thuhet se vlejnë rreth 24 milionë paund./tvklan.al