Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, Eric Johnson janë ndarë pas 10 vitesh martesë. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja amerikane.

“Eric dhe unë kemi jetuar veçmas duke pasur një situatë të dhimbshme në martesën tonë. Fëmijët tanë janë prioritet dhe ne po fokusohemi në atë që është më e mira për ata. Jemi mirënjohës për të gjithë dashurinë e mbështetjen që na keni dhënë”, ka thënë Jessica Simpson.

44-vjeçarja ndezi spekulime për martesën e saj pasi fansat zbuluan se ajo nuk kishte publikuar foto me bashkëshortin e saj që prej vitit 2023. Gjithashtu ata vunë re se në postimet e saj që prej Janarit të vitit që lamë pas, këngëtarja amerikane nuk mbante më në gisht unazën e martesës.

Simpson dhe Johnson filluan të takoheshin në Maj të 2010-ës kur ish-atleti ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, Keri D’Angelo. Ai dhe D’Angelo finalizuan divorcin e tyre në Tetor 2010. Jessica Simpson dhe Rric Johnson e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 4 vite më vonë në vitin 2014./tvklan.al