10 minuta meditim dixhital në ditë, në autonomi, redukton stresin, qoftë i përgjithshëm apo nga puna. Kësaj here qëllimi ishte të kuptohej nëse edhe i bazuar në një aplikacion dixhital, mund të funksiononte.
Provat klinike janë kryer nga një grup kërkimor i Universitetit të San Franciscos mbi grupe vullnetarësh dhe kanë zgjatur rreth 4 muaj për të vlerësuar stresin, tensionin profesionale, atë shoqëror dhe lodhjen mendore.
Vullnetarët ishin fillestarë dhe nuk kishin kryer asnjëherë meditim. Prova që të lidheshin me një aplikacion për të ndjekur praktikën, për të paktën 10 minuta çdo ditë.
Nivelet fillestare mbi rreth 2500 individët ishin të larta, ndërkohë që në përfundim të studimit, rezulton se kishin rezultate pozitive me rënie të të gjitha niveleve të stresit, të matura me përpikmëri nga Qendra Mjekësore Akademike që i monitoronte.
Studimi klinik është publikuar në revistën shkencore “Jama Network Open”.
Klan News