Përfaqësuesja e Gjeorgjisë ka punuar me intensitet të plotë në Poznan, ndërsa po bëhet gati për takimin ndaj Ukrainës më 11 Tetor.
20 futbollistë morën pjesë në seancën stërvitore të radhës. Kvara dhe Giorgi Gvelesiani kanë punuar veçmas nën monitorimin e stafit mjekësor, ndërsa kanë ndjekur një program të veçantë.
Sulmuesi i Napolit ka ardhur i dëmtuar në grumbullim dhe frika është e madhe te tekniku Vili Sanjol se nuk do ta ketë të dispinueshëm për sfidat e radhës.
Giorgi Guliashvili, i grumbulluar për herë të parë në përfaqësuese tha se ishte entuziast për këtë ftesë dhe është gati për të dhënë më të mirën nëse i kërkohet. Ndërsa Zuriko Davitashvili parashikon dy përballje të vështira për përfaqësuesen gjeorgjiane.
Zuriko Davitashvili, sulmues i Gjeorgjisë: Do të kemi dy ndeshje të rëndësishme! Te skuadra si gjithmonë ka një atmosferë mjaft pozitive dhe të gjithë jemi të lumtur që vijmë këtu. Besoj se do t’i mbyllim sfidat e radhës ndaj Ukrainës dhe Shqipërisë me një rezultat në favorin tonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur nivelin e lojës që treguam në shtator dhe për t’u përmirësuar edhe më shumë. E kemi nisur shumë mirë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të dëshmojmë se e meritojmë ta fitojmë këtë grup. Ndeshjet e radhës janë një tjetër mundësi për ne! Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar në fushë!
Shqipëria do të luajë me Gjerorgjinë më 14 Tetor në Tbilisi. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Air Albania’, përfaqësuesja gjeorgjiane fitoi me rezultatin 1 – 0. Ekipi kryeson renditjen në grupin B1 me 6 pikë.
Klan News