#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.c

#dallendyshe #flutura #angli #bamiresi #verber #femije #sarande #shtepiaefemijessarande #dhurata #ngrohtesi #mesazh

Mes vuajtjes e varfërisë, historia e gjyshe Dallëndyshes: Humba shikimin dhe vajzën e vetme

“Ka Një Mesazh Për Ty” ka dalë nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi historia dhe surpriza do të rrëfehen ndryshe. Moderatorin Ardit Gjebrea  e shoqëron Flutura e cila ka ardhur posaçërisht nga Anglia për të bërë një vepër të mirë këtë fundivit.

Të dy nisen drejt Patosit, në shtëpinë e Dallëndyshes që është një gjyshe e verbër, me vuajtje të mëdha mbi shpinë e me një dëshirë. Përpara se të mësojmë dëshirën, ajo rrëfen fillimisht historinë e saj, humbjen e vajzës në moshë të re dhe shikimit.

Dallëndyshe: Unë jam me diabet, diabeti më rri konstant, më rri 400, pastaj më mori shikimin.

Ardit Gjebrea: Vetëm nga diabeti? Por nuk shkove të vizitoheshe?

Dallëndyshe: Bëra edhe operacion. Pas operacionit, më iku fare ky i djathti tani nuk shikoj fare. Pastaj kalova një histori të madhe, ç’është e drejta…

Ardit Gjebrea: Vajza jote.

Dallëndyshe: Një vajzë që kisha. Vërtet më ka ikur shikimi, por edhe syri se vetëm atë kisha. Nga largimi i saj në këtë jetë, më iku fare shikimi.

Ardit Gjebrea: Ishte e sëmurë vajza?

Dallëndyshe: Ishte fillimisht. Kur ishte e vogël ishte me astmë. Pastaj nga astma i krijoi mbledhje mushkërie, e çoja në sanatorium, në spitale. Në vitin ’19, iku pastaj. Unë e di sesi e kam marrë në morg.

Ardit Gjebrea: Po ti në atë kohë shikoje?

Dallëndyshe: Shikoja, nga sëmundja pastaj u rëndova shumë, nga ikja e vajzës.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza kur u nda nga jeta?

Dallëndyshe: 23.

“I dua në gji”, gjyshja e verbër jeton me pengun e mbesës e nipit të mbetur jetimë

“Ka Një Mesazh Për Ty” ka shkuar në shtëpinë e Dallëndyshes në Patos për të realizuar dëshirën e saj. Moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea shoqërohet nga Flutura që ka ardhur nga Anglia për t’i dhuruar sadopak lumturi dikujt.

Dallëndyshja ka një histori shumë të dhimbshme. Në vitin 2019 ajo humbi vajzën në moshën 23-vjeçare. Asokohe kishte probleme me shikimin, por pas tragjedisë ka mbetur e verbër. Vajza i ka lënë pas dy fëmijë, Serdjanën dhe Oltin që Dallëndyshja i ka peng. Serdjanën e solli në jetë nga një dashuri e hershme, në moshën 16-vjeçare.

Dallëndyshe: I kam rritur me shumë mundime, sakrifica, nuk e ke idenë sesi e kam rritur unë atë Danën. Megjithatë, u lidh me një djalë tjetër. Jeta vazhdon.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza kur u lidh me atë djalin, të parin?

Dallëndyshe: 16.

Ardit Gjebrea: Dhe sa vjeç ishte kur u bë nënë për herë të parë?

Dallëndyshe: 16.

Ardit Gjebrea: 16  vjeçe u bë nënë?

Dallëndyshe: Po. Me tjetrin u lidh pas një viti, edhe ky nuk punonte, rrinin bashkë me mua. Në jetë solli djalin, Oltin. Pastaj mori rruga si të thashë që iku nga kjo  jetë, më la dy pengje, si Danën dhe Oltin. Prandaj kërkoj dhe e shkrova, dua “Ka Një Mesazh Për Ty” që Danën ta gëzoj një çikë se asnjëherë s’i kisha bërë ditëlindje, asnjëherë s’kam bërë Vit të Ri. Megjithatë unë sot jam shumë e gëzuar.

Ardit Gjebrea: Ti doje që t’i sillje në studio?

Dallëndyshe: Unë doja t’i sillja në studio, t’i gëzoja.

Ardit Gjebrea: Ata të dy?

Dallëndyshe: Të dy!

Ardit Gjebrea: Ku janë ata sot?

Dallëndyshe: Ata janë në Sarandë, te Shtëpia e Fëmijës.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Dallëndyshe: Po nuk i mbaja dot si isha. Unë nuk i dhashë vetë, mua m’i kanë marrë me zor në spital.

Ardit Gjebrea: Nuk është se ti doje që t’i çoje në Shtëpinë e Fëmijës?

Dallëndyshe: Jo, unë i dua në gji. Pavarësisht se jam kështu, dua t’i kem zogjtë e mi nëpër këmbë.

Një zarf mirësie, Flutura sjell pak shpresë në zemrën e Dallëndyshes

Këtë prag fundviti, festat në shtëpinë e Dallëndyshes në Patos erdhën me dhimbje, lot por edhe shumë ngrohtësi e dashuri. Ajo i ka kërkuar rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” që të surprizojë nipin e mbesën e saj, Oltin dhe Serdjanën të cilët qëndrojnë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë.

Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nuk ka shkuar vetëm në shtëpinë e gjyshes së verbër. Me të ndodhet Flutura e cila s’ka asnjë njohje me Dallëndyshen, por pasi dëgjoi historinë e saj, i dhuroi paratë e mbledhura përgjatë vitit për një vepër bamirësie. Për Dallëndyshen, ai zarf do të jetë plotësimi i dëshirave për nipin e mbesën.

Ardit Gjebrea: Urdhëro! Këto janë të tuat!

Dallëndyshe: Çfarë është kjo Ardit?

Ardit Gjebrea: Është një zarf me para.

Dallëndyshe: Shumë faleminderit Flutura! Ç’është e drejta Ardit, unë 10 mijë lekë kisha të gjitha, por dua që çfarë të shikojë Dana me Oltin unë jam gati t’ua plotësoj dëshirën.

Flutura: Ato janë një dhuratë e vogël për fëmijët e tu.

Dallëndyshe: Shumë faleminderit!

Flutura: Që t’ju kthej sadopak buzëqeshje e gëzim për Danën dhe për Oltin!

Vajza që s’e pa asnjëherë, Dallëndyshja: Bashkëshorti emigroi e s’u kthye më!

Historia e gjyshe Dallëndyshes e cila jeton e vetme në një banesë sociale në Patos, është plot vuajtje e sakrifica. Ajo u rrëfeu moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas dhe Fluturës, bamirëses që dëshironte ta ndihmonte përmes “Ka Një Mesazh Për Ty”, humbjen e vajzës, shikimit dhe pengun për nipin e mbesën që jetojnë në Shtëpinë e Fëmijës.

Zemra e kësaj gjysheje të verbër rëndohet nga kujtimi i dhimbshëm i braktisjes nga bashkëshorti, por sidomos largimit të vajzës nga jeta në moshën 23-vjeçare. Për të është një brengë e madhe që për shkak të varfërisë, s’arriti kurrë t’i plotësonte dëshirat së bijës.

Dallëndyshe: Kam shumë histori të dhimbshme, por nuk i tregova, sidomos për vajzën dhe për bashkëshortin që m’u largua për një jetë më të mirë për veten e tij. Nuk e prisja.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti iku për një jetë më të mirë, emigroi?

Dallëndyshe: Po, emigroi.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj nuk u kthye më.

Dallëndyshe: Nuk u kthye më. Mendoi vetëm për jetën e tij. Sidomos për atë që e lindi, e solli në jetë dhe nuk ishte i gatshëm që ta shikonte, të paktën t’i thoshte “të keqen babi” njëherë, s’i tha asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Dhe t’u desh ta përballoje vetë.

Dallëndyshe: Vetë nga fillimi deri në fund. Sidomos kur shkoi 16 vjeç që s’ia plotësoja njëherë dëshirën t’i blija një palë atlete. Më iku, unë e di sesi ka ikur ai fëmijë. Pa bukë në gojë, pa asgjë. I kërkonte shpirti t’i blija ndonjë xhup a ndonjë gjë, nuk kisha mundësi.

/tvklan.al