Ish-efektivi i forcave specialeve greke, Ethimious Efthimiou, mbyllet përjetë në qeli. Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e këtij të fundit duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm.
Ish-efektivi grek u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhr në 29 Janar të 2018. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi edhe vendimin për Elton Halipaj, i cili do të vuajë 33 vite burgim, pasi dyshohet se i siguroi shtetasit grek, të gjitha mjetet për të kryer ekzekutimin.
Ethimious Efthimiou ka mohuar në të treja shkallët e gjykimit, që të kishte lidhje me krimin e rëndë duke deklaruar se kishte ardhur në vendin tonë për gjueti. Por oragani i akuzës ka pretenduar gjithmonë të kundërtën nisur edhe nga pamjet filmike të ngjarjes. Pas ekzekutimit të Devi Kasmit i cili kishte edhe pseudonim “Dëfrim qorri”, autori u prit nga një furgon i bardhë disa metra larg vendit të ngjarjes dhe më pas ata u larguan me shpejtësi.
SPAK në konkluzionet përfundimtare pretendonte se Ethimious Efthimiou e kreu vrasjen, në këmbim të një shpërblimi pasi ishte i porositur nga një grup kriminal.
Aurel Hoxhallari dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Kasmit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, pasi është në arrati prej vitesh. Devi Kasmi ishte në përplasje me Domart Konjarit, një tjetër personazh i njohur i përfshirë në trafik kokaine.
Klan News