Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al