Eljon Sota është lojtari më i ri i Egnatias. Mbrojtësi ka firmosur me rrogozhinasit deri në verën e vitit 2027.
Futbollisti 26-vjeçar ishte pjesë e Partizanit deri në verën e vitit të kaluar, kur u largua për tu transferuar në Korenë e Jugut te skuadra e Suwon.
Sota rikthehet në Superligën shqiptare pas gjashtë muajve dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për Egnatian.
Mbrojtësi ka dalë nga të rinjtë e Apolonisë, ndërsa ka qenë pjesë e fierakëve deri në vitin 2021, para se të transferohej te Partizani. /tvklan.al