Gazetarja: “Bordi i fondit Amerikano-Shqiptarë ka vizituar tunelin Thirrë-Kalimash, në të cilin në këto kohë po kryhen punime. Ky segment është pjesë e projektit më të madh të infrastrukturës që lidh Shqipërinë me Kosovën”.

Pasi ka vizituar këtë projekt, kreu i fondit të bordit shqiptaro-amerikan Michael Granoff e ka vlerësuar atë si të jashtëzakonshëm dhe që i hap mundësitë vendit tonë për të thithur investime. Granoff ka pohuar se ky segment është shtylla kurrizore që u hap rrugë investimeve të mëdha nga burime si ai i fondit shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve, ndërsa pranojë se ky fond është i gatshëm të investoj në Shqipëri në projekte madhore.

Michael Granoff: “Kam përshtypjen së ky është një nga projektet më të jashtëzakonshëm që ka patur vendi juaj. Arterie të tilla janë shtylla kurrizore që në momentin që hapen hapin mundësi që investimet nga një fond si fondi Shqiptaro-Amerikan të bëhen të mëdha dhe të prekshme. Kjo vepër përputhet me konceptin tonë amerikan, që të bëhen ndryshime të mëdha, duhen bërë vepra madhore dhe kjo është një vepër madhore”.

Granoff ka deklaruar për mediat gjithashtu se ky projekt i rëndësishëm e vesh Shqipërinë me një rol të jashtëzakonshëm në rajon, pasi kjo rrugë do të shërbej për komunikimin e pjesëve të tij.

Michael Granoff: “Kjo rrugë do të ketë një rol të jashtëzakonshëm, sepse Shqipëria dhe rajoni po bëhen gjithnjë e më global dhe kjo e bën Shqipërinë të rëndësishme sepse ajo do të ofrojë komunikim për vendet që e rrethojnë”.

Granoff ka vlerësuar edhe volumin e madh të punës që po bëhet në këtë vepër të madhe infrastrukturore dhe ka deklaruar se nga firma zbatuese po bëhet maksimumi i mundshëm./tvklan.al

Operator: Metlin Kepi

Montazh: Vilma Halilaj