Ish- menaxheri i legjendës së Formula 1, Willi Weber shprehet se gruaja e Michael Schumacher është duke fshehur të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore. Schumacher nuk është parë që nga dëmtimi i tij gati fatal në vitin 2013 në Francë, ku goditi kokën mbi një shkëmb teksa bënte ski.

Që nga viti 2014, 7 herë kampioni i botës ka marrë kujdes shëndetësor në shtëpi. Willi Weber, gjatë një dokumentari, u shpreh se ai e ka të ndaluar ta shohë, pasi bashkëshortja e tij Corinna shqetësohet se e vërteta për të do të bëhet publike.

Unë e di se Schumacher është goditur keq, por për fat të keq nuk e di se çfarë përparimi po bën. Fatkeqësisht Corinna më ka ndaluar ta shoh. Ajo ndoshta ka frikë se unë do ta shoh çfarë po ndodh dhe do ta bëj të vërtetën publike. Unë besoj plotësisht në shërimin e Michael sepse e di se ai është një luftëtar. Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë, ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim atë sërish”.

Kanë kaluar gati 6 vite që kur Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë, teksa ishte duke bërë ski me djalin e tij Mick dhe që nga ajo kohë ai nuk është parë më të shfaqet në publik.

Schumacher kaloi tre muaj në gjendje kome dhe disa vite të tëra kujdes intensiv në shtëpinë e tij në Gland, një qytet zviceran në bregun e Liqenit të Gjenevës.

Gjendja e tij tani duket se u stabilizua dhe në Janar të këtij viti ai u dërgua me helikopter për 50-vjetorin e tij të lindjes në shtëpinë e  tyre të pushimeve në Mallorca. /tvklan.al