Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë nënshkruar një marrëveshje historike bashkëpunimi për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri.
Lidhur me këtë marrëveshje Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë reagimin e tij ku e ka quajtur këtë marrëveshje një moment historik për rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë dhe progresin drejt integrimit në BE.
Hasani ndër të tjera u shpreh se Tirana është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër kryesore ekonomike rajonale.
The host country agreement signed today between Albania and the European Investment Bank marks a significant milestone for Albania’s rapid economic growth and progress toward EU integration.
— Igli Hasani (@IgliHasani) January 24, 2025
Thankful to @EIB for its unwavering support since the beginning of Albania’s transition.… pic.twitter.com/cn9IGxomdu
Kjo marrëveshje synon të forcojë qëndrueshmërinë e sistemit financiar shqiptar duke mbështetur bankat për të mobilizuar fonde drejt projekteve të gjelbra. Gjithashtu ky bashkëpunim strategjik përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të tranzicionit të gjelbër dhe avancimit të agjendës së Shqipërisë për integrimin në BE.
/tvklan.al