Një histori dramatike që mund të kishte një fund tragjik nëse karabinierët e Pescarës nuk kishin ndërhyrë menjëherë. Protagonistët e kësaj historie janë një 20-vjeçar nga Pescara i arrestuar për rrëmbim dhe përndjekje, dhe ish e dashura e tij. Çifti kanë pasur një marrëdhënie që ka zgjatur rreth 4 vjet, pastaj ajo ka vendosur ta ndërpresë lidhjen gjë të cilën i riu nuk e ka pranuar.
“Mesazhet e njëpasnjëshme, thirrjet intensive në telefon zgjatën deri disa ditë më parë. Djali e kishte thirrur ish të dashurën në takim për t’i dhënë një dhuratë që ai thoshte se e kishte blerë me rastin e ditëlindjes së saj. Vajza e ka pranuar ftesën dhe ndërkohë që po ktheheshin në shtëpi ai ka gjetur një justifikim për ta shpënë vajzën në garazhin e shtëpisë. Këtu fillon makthi: “I riu e ka mbërthyer vajzën me shirit pas një karrigeje, duke i bllokuar duart dhe këmbët. Në atë moment e ka kërcënuar vajzën më një thikë duke i thënë se do ta vriste nëse nuk ktheheshin bashkë. Vajza është përpjekur ta shpërqëndrojë duke i thënë se kishte dhimbje të forta dhe në kët mënyrë ka arritur të aktivizojë alarmin duke i shpëtuar agresorit,”
raporton Il Pescara.