Një nga ndryshimet më të mëdha që britanikët pritej të ndienin në jetën e tyre të përditshme pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth ishin kartëmonedhat dhe monedhat në portofolin e tyre.
Monedhat dhe kartëmonedhat e reja janë shtypur me figurën e Mbretit Charles dhe kanë hyrë në qarkullim këtë të mërkurë.
Procesi i ndërrimit të të gjitha parave do të zgjasë me vite prandaj ato monedha të vjetra me figurën e Mbretëreshës Elizabeth do të vijojnë të qarkullojnë ende.
Monedhat dhe kartëmonedhat e reja shfaqin imazhin e Charles të kthyer nga perëndimi dhe jo nga lindja si Mbretëresha e ndjerë.
“Kjo qasje është në përputhje me udhëzimet nga Pallati Mbretërore, për të minimizuar ndikimin mjedisor dhe financiar të këtij ndryshimi,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Banka e Anglisë.
Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth II u shfaq në monedhat britanike që nga viti 1953.
Klan News