Elseid Hysaj është futbollisti i Kombëtares më i paguar në Serie A. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar Calcio e Finanza mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milion euro në sezon nga Lazio. Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë.
Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalanta e Kristjan Asllani i Inter me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Lecce. I sapoardhuri Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Mendon Berisha.
Ai merr 120 mijë euro nga Lecce. Pagën më të lartë në Serie A e ka Dusan Vlahoviç. Juventus i jep 12 milion euro në vit neto. Në total 20 klubeve të Serie A shuma për pagesat e futbollistëve ku përfshihen edhe taksat i kalon 1 miliard euro në sezon.
Tv Klan