Më 27 Nëntor 2023 transmetuam një problematikë nga fshati Spiten i Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes që pret gurë. Prej muajit Qershor në këtë biznes nuk kishte energji elektrike.
Zoti Kolthi tha se prej shumë vitesh këtë biznes e kishte lënë me qira. Në Qershor të vitit 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në Dhjetor 2022 erdhi task-forca nga Tirana dhe nuk la asnjë proces verbal, por thjesht pyeti, se kush ka ndërhyrë.
“Kam një biznes që e kam lëshuar me qira prej 9 vitesh. Në vitin 2022 kam pasur një defekt mesa më thotë qiramarrësi. Kam marrë në telefon elektricistin e zonës, ai ka ardhur e ka bërë defektin dhe ma ka lënë sahatin hapur. Në Dhjetor kanë ardhur këta të task-forcave dhe e kanë gjetur hapur. Më mori në telefon qiramarrësi dhe më thotë se janë prerë dritat. Shkova tek ‘kujdesi ndaj klientit’ për të rilidhur dritat, ata më thoshe ‘ke një dëm ekonomik 20 milionë lekë (të vjetra),” tregon denoncuesi.
Elektricisti e pranoi, që kishte ndërhyrë ai dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në Maj 2023 qytetarit iu shkëput energjia dhe shkoi të interesohej për ta rilidhur, por i thanë, se ka një gjobë 20 milionë lekë. Zoti Kolthi bisedoi me elektricistin Mark Fizi, i cili pranoi se e ka hapur ai sahatin. Sipas institucionit, në këto kushte situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë.
Ndue Kolthi: A di gjë, a si është ajo loja, q’asaj gjobë, a burrë? Ai gja ti për q’at punë?
Elektricisti: Unë nuk di gjë q’ajo punë e kam mbyll unë atje q’atë problemin.
Ndue Kolthi: Unë s’e kam prek sahatin. A e ke hap ti sahatin e Mark?
Elektricisti: Po q’ajo pra, e kam hap unë sahatin, q’ajo është deklarata, që e kam bo unë. E kam marrë përsipër unë.
Ndue Kolthi: po nga erdhi ajo gjobë pra? Nga erdhi 20 milionë lekë gjobë?
Elektricisti: O Ndue, e ka len… Nue veç me shkue unë në burg…
Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar, që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune.
Drejtori: O Xxxx si është puna e këtij?
Punonjësja e OSHEE: S’ka dërguar asnjë raport pune (elektricisti).
Drejtori: Do merrem unë ta diskutoj edhe do të marr në telefon!
Pas gati një viti interesim në OSHEE, mësojmë se gjoba 20 milionë lekë të vjetra është hequr nga sistemi. Qytetari Ndue Kolthi, falenderon mes ngashërimesh e lotësh.
Gazetarja: Përshëndetje!
Ndue Kolthi: Mirë! A je mirë ti?
Gazetarja: Të kam marrë për një lajm të mirë sot! Gjoba që t’i kishe sot është hequr.
Ndue Kolthi: O të rujt Zoti! Faleminderit! Shumë faleminderit!
Gazetarja: Pra problematika jote u zgjidh pas muajsh
Ndue Kolthi: Faleminderit shumë prej teje! Zoti ju rujt të gjithëve! Faleminderit shumë!/tvklan.al