Javën e kaluar, Kejsi i shpëtoi showdown-it në X-Factor nw Tv Klan përballë Boranës.
Sonte ajo erdhi me “Purple rain”, duke marrë komente pozitive nga juria. Mes të tjerash, Adi Krasta foli me superlativa.
“Isha duke biseduar me Vera Grabockën dhe më pyeti “Elhaida dhe Arilena shpesh çohen në këmbë kur këndojnë konkurrentët. Po ti pse nuk çohesh?” I thashë se ditën që do çohem unë do jetë për fituesin. Unë sot nuk u çova… por më erdhi për t’u çuar. Nuk u çova se është ende herët, por ti sot ke shkëlqyer. Nëse do bëje koncert nuk do vija dhe do isha në rreshtin e parë”, tha Adi mes të tjerash.
/tvklan.al