Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në strukturat euroatlantike, Shqipërisë i duhet të bëjë menaxhim të kufijve sipas katalogut Shengen. Infrastruktura dhe eksperienca e punës në kufijtë shqiptarë lë shumë për të dëshiruar. Raportet e ndërkombëtarëve kanë renditur në ditët e fundit Shqipërinë, në krye të listët për trafik njerëzor, qarkullim droge dhe armësh.
Ministri i Rendit Igli Toska ka komunikuar në një seminar pune, se implikimi i oficerëve drejtues në pikat kufitare është shkaktar i kësaj situate.
Igli Toska: “Kur në kufi çoheshin, dërgoheshin oficerë me begraund të ulët policor. Kufiri do të ketë ajkën e policisë kufitare shqiptare. Jo pa qëllim, në lëvizjet e fundit, në titullimet e fundit që drejtoria e kufirit dhe Ministria e Rendi Publik ka bërë në pikat e kalimit kufitar, janë përzgjedhur oficerë të rinj”./tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj