Ilir Daja ka mbyllur aventurën si trajner i Ballkanit në Kosovë. Tekniku kryeqytetas, i ka komunikuar largimin lojtarëve, menjëherë pas humbjes me Malishevën në kampionat.

Një vendim që në fakt pritej, pasi diskutohej prej kohësh. Daja mori drejtimin e Ballkanit në vitin 2022 dhe menjëherë fitoi titullin e parë kampion.

Në vitin e dytë të 57-vjeçarit, Ballkani dominoi elitën e futbollit të Kosovës dhe arriti një sukses historik duke u futur për herë të parë në grupet e Conference League.

Në vitin e tretë, Daja, fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës, por largimet e shumta, bënë që të dështojë në ecurinë europiane.

Trajneri nga Tirana, largohet kështu nga Ballkani, pas një periudhe shumë të suksesshme. Nga Kosova, thuhet se tekniku është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e Dinamos në Shqipëri. /tvklan.al