Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Maqedonisë e Veriut ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij Hristjan Mickoski. Pas takimit mes të dyve pati edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fokus të kësaj konference ishte edhe incidenti i fundit në Shkup me Presidenten Vjosa Osmani. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ngjarja ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë për Osmanin. Ai kërkoi që raste të tilla të mos përsëriten më.

“Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë kryeministri i RMV-së, Hristjan Mickoski ka shprehur keqardhje për incidentin. Ai tha se nuk dëshiron që të tilla situata të tilla të përsëriten.

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 Gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të rastit të 1 Gushtit./tvklan.al