Indiana Pacers janë të pathyeshëm në ‘Gainbridge Fieldhouse’. Në sfidën e 6 të serisë së Play Of ndaj New York Knicks ata fituan, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm 3-3.

Fituesi do të vendoset në përballjen e shtatë. Takimi përfundoi 116-103, pavarësisht se në parket  u dallua Brunson, që realizoi 31 pikë.,

Duhet thënë se Pacers janë të pathyeshëm në shtëpi, ku kanë fituar 6 nga 6 gara. Ata i hoqën mundësinë rivalëve që ta mbyllin në këtë fazë duelin.

Niks kanë shansin të dielën në Madison Square që të sigurojnë një vend në finalen e Konferencës, kundër Boston Celtics.

Ndeshja u vendos në periodën e dytë, me Indianan që krijoi diferncë. Vendasit dominuan me pikët brenda zonës, me 62 kundrejt 38.

Më i miri për Pacers ishte Siakam me 25 pikë, 7 ribaunde dhe 5 asiste. Majls Tërner realizoi 17 ndërsa Nembhard dhe Haliburton nga 15.

Klan News