Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin u bë i ditur nga vetë Soreca në një postim në rrjetet sociale.

“Pasi bëra testin, mora sot konfirmimin që kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gëzoj shëndet të mirë, ashtu sikurse edhe familja ime. Jam vetëizoluar në shtëpi, nga ku do të vijoj të ndjek çdo ditë punën e Bashkimit Europian në Shqipëri. Kujdesuni për shëndetin dhe veten”, shkruajti Soreca./tvklan.al