Pas pusit kërkimor për hidrokarbure në Gjirokastër, një tjetër shpim në zonën e Vlorës. Në muajin e 5-të të punimeve në pusin e naftës Kanina 1, ministri i Industrisë dhe Energjitikës Viktor Doda vlerëson punën e bërë dhe ecurinë e investimeve në këtë pus kërkimi nafte.

Zona e naftëmbajtëse e Kaninës në Vlorë pritet që gjatë këtyre ditëve të kapë tavanin e gëlqerorëve. Investimi në këtë pus nafte është i kompanive “OMV” dhe “Helenik Petroleum” dhe shifra e shpenzimeve është prej 20 milionë dollarësh. Pusi Kanina 1 synon të shkojë në thellësi deri në 5500 m dhe ka si qëllim kryesor verifikimin e naftëmbajtjes në gëlqeror.

Sipas ministrit Doda, nga fillimi i kontratës e deri në fund të 6 mujorit të këtij viti, investimi total i realizuar në zbatim të kontratës për disa blloqe ka kaluar shifrën e 35 milionë dollarëve. Pas këtij inspektimi ministri Doda do të jetë sërish në përfundim të punimeve. /tvklan.al