Suarez feston golat e parë, dygolësh edhe për Messi në sfidën e fituar 5-0ndaj Orlando
U desh pak kohë që Luis Suarez të gjente shkëndijën e tij te Inter Miami, por kur më në fund e arriti, e bëri këtë në mënyrë spektakolare.
Uruguaiani shënoi golin e tij të parë dhe të dytë në MLS dhe dha dy asiste, ndërsa ai, Lionel Messi dhe shokët e ekipit fituan me rezultatin 5-0 kundër skuadrës tjetër të Floridës, Orlando City.
Priteshin emocione dhe një betejë e fortë në derbin e Floridës, por Mesi dhe shokët e tij ishin të papërballueshëm për Luanët.
Urugiani dhe ylli argjentinas realizuan nga një dopietë, ndërsa rrjeta e pestë u shënua nga Tejlor.
Suarez shënoi dy golat e parë të sfidës, në minutat 4 dhe 11.
Më pas ishte radha e Tejlorit, ndërsa në minutat 57 dhe 62 ishte radha e Mesit të festonte.
Për Inter Miamin kjo është hera e parë në histori që nuk humb tri takimet e para, ndërsa kryeson në Konferencën e Lindjes.
Ky muaj do të jetë tepër i ngarkuar për Inter Miamin, që do të luajë shtatë sfida dhe trajneri Tata Martino u shpreh se do të ketë kujdes e do ta monitorojë me vëmendje gjendjen e yllit të ekipit Messi.
Edhe Argjentina e ka thërritur kapitenin për dy sfida që do të luhen në muajin mars.
Klan News