Milani dhe Interi barazuan në derbi. Në një sfidë të luftuar, emocione pati deri në sekondat e fundit. Derbi i 242-të mes skuadrave, përfundoi me rezultatin 1-1. Për të dyja ekipet e Milanos, është një rezultat që nuk u bën shumë punë.
Goli i parë i takimit në “San Siro” erdhi në minutën e ’45. Reijnders i dha avantazhin “kuqezinjve”.
Në fillimin e pjesës së dytë Menjò i mohoi Lautaros golin e barazimit. Më pas gjuajtjet e Bisek, Turam dhe Dumfries u ndaluan nga shtylla në të majte të portierit.
Por “zikaltrit” nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin me De Vraj në minutën e 93-të falë përforcimit më të fundit, Zalevski.
51 pikë për “zikaltrit” që nuk i afrohen Napolit dhe 35 për Milanin, larg zonës Champions.
Klan News