Koha nuk toleron askënd dhe asgjë e aq më pak pajisjet teknologjike. Për ata që kanë ende në duar një iPhone 5S, Apple e ka renditur në listën e pajisjeve që nuk prodhohen më.

Pra nëse celulari dëmtohet, nuk ka asnjë mundësi riparimi. Kur një produkt plotëson 10-vjeçarin e tij, Apple s’mundet më të riparojë pjesët.

iPhone i gjeneratës së shtatë doli në treg në vitin 2013 si version i përmirësuar i iPhone 5. Ai kishte një skaner për shenjën e gishtit, ndërsa 5 jo. Apple tha se 5S ishte dy herë më i fuqishëm se paraardhësi i tij.

Në prill, iPhone 6 Plus u shtua në këtë listë. Me hyrjen e  iPhone 5s, lista përfshin 15 celularë.

-iPhone

-iPhone 3G 8GB

-iPhone 3G 8GB, 16GB

-iPhone 3GS 16GB, 32GB

-iPhone 3GS (8GB)

-iPhone 3GS 16GB, 32GB

-iPhone 4 CDMA

-iPhone 4 CDMA (8GB)

-iPhone 4 16GB, 32GB

-iPhone 4 GSM (8GB), Black

iPhone 4S

-iPhone 4S (8GB)

-iPhone 5C

-iPhone 6 Plus

Apple e kalon një produkt në këtë listë kur pajisja nuk merr më përditësime software dhe sigurie. Pjesa më e madhe e iPhone përditësohet për 6-8 vjet.

Edhe ata që kanë një iMax 21.5 inç apo një iPod Touch të gjeneratës së gjashtë, shumë shpejt nuk do të kenë më mundësi të riparojnë pajisjet e tyre. iPad Mini 4 do të konsiderohet i vjetër përpara se të përfundojë në ‘varrezën’ teknologjike./tvklan.al