Pas dëndimit të rëndë të pësuar nga Bremer, Juventus ka nisur kërkimet për një mbrojtës të ri!
“Zonja e Vjetër’ synon ta bëjë afrimin me merkaton e janarit, e profili i kërkuar është një lojtar me eksperiencë në Serie A, nën 30 vjeç, që t’i përshtatet modulit të bardhezinjve, kartoni i të cilit mos të kushtojë shumë e po ashtu edhe pagesa e tij.
Të gjitha këto karakteristika i përmbush mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli, i cili luan tek Empoli, raporton tuttomercatoweb. Sipas tuttomercatoweb, qendërmbrojtësi po ndiqet prej kohësh nga bardhezinjtë, të cilët janë bërë më aktivë së fundmi.
Të dërguarit juventinë ishin të pranishëm në “Olimpiko” në takimin Lacio-Empoli e pritet që të jenë edhe në Pragë në përballjen e kuqezinve ndaj Çekisë.
Ismjali pëlqehet për aftësitë fizike, e po ashtu edhe ato teknike ndërkohë që në të kaluarën është përdorur edhe si mbrojtës i majtë.
Në një intervistë për tuttoemrcatoweb, trajneri i Empolit Robert D’Aversa tha se 28-vjeçari është gati tashmë për të luajtur në një klub të madh.
Tek Empoli pavarësisht vlerësimit dhe rëndësisë që lojtari kuqezi ka në ekip, nuk do t’ia mohonin mundësinë që ai të niste një kapitull të ri të karrierës së tij në një skuadër me emër.
Klan News